“TURP…”/ Fansat të nevrikosur kapin gabimin e pafalshëm në “Oscar” dhe rrjeti po zien – AlpeGossip
“TURP…”/ Fansat të nevrikosur kapin gabimin e pafalshëm në “Oscar” dhe rrjeti po zien

“TURP…”/ Fansat të nevrikosur kapin gabimin e pafalshëm në “Oscar” dhe rrjeti po zien

Mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e çmimeve Oscar, u nderuan dhe të famshmit që kanë ndërruar jetë. Në sfond u paraqit një video “In Memoriam”, me këngën “Yesterday” nga Beatles-ave e kënduar nga Billie Eillish.

Në video u shfaqën fotot e personaliteteve që nuk jetojnë më si Kobe Bryant, Kirk Douglas, Rip Torn, Doris Day por mungonte emri i aktorit të mirënjohur, Luke Perry. Ai u nda nga jeta në marsin e vitit 2019, pas një goditje në tru.

Mungesa e tij në memorial ka mërzitur, zhgënjyer dhe nevrikosur shumë fansa të cilët kanë reaguar ashpër ndaj “Oscar 2020”. Perry kishte një rol në filmin “Once Upon a time in Hollywood”, i cili u nominua për “Best Picture” gjatë ndarjes së çmimeve.

“Turp për Akademinë që nuk ka përfshirë Luke Perry në memorial. “Once Upon a time in Hollywood” ishte filmi i fundit që bëri para se të ndrronte jetë dhe u nominua për “Best Picture”. Nuk kam fjalë të tjera përveçse jam shumë e zhgënjyer”, shkruan një ndër fansat.