AKSIDENTI BËRI BUJË/ Ilda Bejleri sqaron të vërtetën publikisht: Nuk ndjeva asnjë… – AlpeGossip
AKSIDENTI BËRI BUJË/ Ilda Bejleri sqaron të vërtetën publikisht: Nuk ndjeva asnjë…

AKSIDENTI BËRI BUJË/ Ilda Bejleri sqaron të vërtetën publikisht: Nuk ndjeva asnjë…

Moderatorja Ilda Bejleri u akuzua ditën e djeshme për aksidentimin e një gruaje 64 vjeçare. Pas lajmit që bëri bujë në media, ajo ka reaguar publikisht me anë të një postimi në Instastory.

Ilda ka sqaruar të gjithë situatën, duke treguar se janë hapur kamerat në polici dhe është vërtetuar se ajo nuk ka faj. Moderatorja thotë se 64 vjeçarja është rrëzuar në përpjekje për të kaluar rrugën.

“Për fatin të mirë timin, kamerat janë hapur në polici dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t’u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak. Por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë së nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë”, shkruan Ilda.