DETAJET E NDALIMIT TË ORIOLA MARASHIT/ Si e mori përsipër vetë drogën – AlpeGossip
DETAJET E NDALIMIT TË ORIOLA MARASHIT/ Si e mori përsipër vetë drogën

DETAJET E NDALIMIT TË ORIOLA MARASHIT/ Si e mori përsipër vetë drogën

Modelja e njohur Oriola Marashi, u ndalua disa ditë më parë nga policia.

24-vjeçarja ishte duke udhëtuar me një “Audi”, ndërsa është ndaluar në Laprakë.

Ajo ka qenë nën shoqërinë e një mashkulli.

Policia e ndaloi për shkak të makinës së saj luksoze, pas operacionit “Forca e Ligjit” që ka nisur prej së hënës së kaluar.

Pjesë e këtij operacioni janë edhe ndalimet dhe verifikimet e makinave luksoze.

Por, gjatë ndalimit, policia ka ushtruar edhe një kontroll dhe ka gjetur në makinë një sasi të vogël marijuane.

Oriola, sipas burimeve të policisë, ka thënë se marijuane i përkiste asaj.

Ka dyshime që ajo e ka thënë këtë gjë, për të mbrojtur mashkullin me të cilin ndodhej në makinë.

Gjithsesi, ajo është lënë e lirë dhe hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria.

Vetë Oriola nuk ka reaguar pas kësaj ngjarje, ndërkohë që mamaja e saj e ka mohuar, duke thënë se është një shpifje e mediave.