“I KE PAGUAR QË TË…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“I KE PAGUAR QË TË…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“I KE PAGUAR QË TË…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Loredana Zefi, reperja e njohur është në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e saj të re pas ndarjes me Mozzik. Disa këngë radhazi të Mozzik u tha se i dedikoheshin Loredanës, që nga “Dhelpër dinake” e deri tek ” Edhe ti”, ku tek kjo e fundit bëhet fjalë për një femër që e do shumë paranë. Kujtojmë se reperi shqiptar e ka “thumbuar” duke i thënë se “ti e vë paranë para gjithçkaje”. Nisur nga kjo edhe fansat e lidhjes së tyre, e që tani siç duket mbeten vetëm fansat e Mozzik i kanë komentuar Loredanës në fotot që ajo ka publikuar vargje nga kënga e ish-partnerit:”Ti e ki emrin lakmitare”.

Luana Vjollca është në xhirimin e audicioneve të para të “Take me out Albania”. Së fundmi ka qenë në Prishtinë dhe aty është surprizuar nga fansat e saj të cilët kanë shkuar dhe i kanë dhuruar një dashuri shumë të madhe Luanës, e cila ka mbetur shumë e emocionuar nga ky takim. “I ke paguar qe te dalin te te presin?” i komenton njëri nga ndjekësit, duke i treguar kështu dyshimin e tij për suprizën e bërë.

Tayna publikoi disa nga fotot e saj ku mbizotëron ngjyra e kuqe në pamjen e saj. “Hidh icik me shume make up se pak paske hudh” e ironizon njëri nga fansat, duke i nënkuptuar se është lyer shumë dhe se kjo dallohet fare mirë që s’është natyrale e që madje e ka tepruar.

 

ALPEgossip.al