“LAJ BORXHET”/ Ish-mikesha ç’nuk tha për të, reagon Jonida Maliqi (FOTOT) – AlpeGossip
“LAJ BORXHET”/ Ish-mikesha ç’nuk tha për të, reagon Jonida Maliqi (FOTOT)

“LAJ BORXHET”/ Ish-mikesha ç’nuk tha për të, reagon Jonida Maliqi (FOTOT)

Blogerja Alba Danaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ditën e sotme pas një postimi në Instagram. Alba kishte postuar një artikull ku shkruhej se Jonida në “Klanifornia” ka treguar që nuk i pëlqen trendi i ri i çantave të vogla.

Siç duket blogeres nuk i ka pëlqyer aspak kjo deklaratë dhe shpërtheu ndaj Jonidës publikisht: “Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”, shkruante Alba.

Pak orë pas këtij postimi ka reaguar edhe Jonida. Këngëtarja dhe fashionistja ka postuar në Instagram një shprehje me të cilën duket se i drejtohet tërthorazi ish-mikeshës.

“Urrejtja nuk është gjëja më e rrezikshme, indiferenca është”, shkruan Jonida duke lënë të kuptohet se do të qëndrojë indiferente ndaj situatës.