HUMBI TË ËMËN/ Xhesika Polo na preku të gjithëve me dedikimin më të ndjerë (FOTO) – AlpeGossip
HUMBI TË ËMËN/ Xhesika Polo na preku të gjithëve me dedikimin më të ndjerë (FOTO)

HUMBI TË ËMËN/ Xhesika Polo na preku të gjithëve me dedikimin më të ndjerë (FOTO)

Para pak ditësh këngëtarja Xhesika Polo humbi të ëmën nga një sëmundje e rëndë, nga e cila vuante prej kohësh. Së fundmi këngëtarja i ka dedikuar një shkrim prekës të ndjerës, të cilin e ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit.

Xhesika e ka falenderuar të ëmën për gjithçka ka bërë për të dhe familjen. Shkrimi i saj shumë i ndjerë, i ka prekur padyshim të gjithë.

“Mam! Jeton në zemrat dhe në mendjet tona përjetë! Je femra më e bukur dhe më e fortë që kam njohur në jetë. Faleminderit që na rrite kaq mirë mua dhe Markon mam. Faleminderit që më mësove ta dua veten dhe të tjerët, që më trashëgove forcën për të përballur çdo vështirësi! Faleminderit që më rrite të bëhesha e pavarur! Faleminderit për të gjitha mam! Të dua në pafundësi! Unë buzëqesh sepse ti nuk doje të shihje asnjë lot në sytë e mi”, ka shkruar ajo.