TË VETË-IZOLUAR/ Eneda Tarifa dhe djemtë e orkestrës vërtetuan se muzika na bën bashkë edhe kur jemi të ndarë (VIDEO) – AlpeGossip
TË VETË-IZOLUAR/ Eneda Tarifa dhe djemtë e orkestrës vërtetuan se muzika na bën bashkë edhe kur jemi të ndarë (VIDEO)

TË VETË-IZOLUAR/ Eneda Tarifa dhe djemtë e orkestrës vërtetuan se muzika na bën bashkë edhe kur jemi të ndarë (VIDEO)

“Na bën mirë muzika”, theksoi Flori Mumajesi disa ditë më parë, duke dhënë një sugjerim për ditët e qendrimit në Shqipëri. Në mënyrë që kjo këshillë të bëhej realitet, vetë ata, protagonistët e muzikës, kanë shpërndarë në rrjet shumë energji pozitive dhe emocione, nëpërmjet një videoje më pak se dy minuta.

Eneda Tarifa nuk ka qenë e vetme kur ka kënduar “Ma zgjat dorën” nga shtëpia ‘live’ për kënaqësinë e ndjekësve. Shkëlqim Dule në kitarë, Fatlind Dehiri në bateri, Franci Fjerca në bass, Arbër Koçllari në tastierë dhe Mario Deda në piano nga studio e tij: të gjithë këto emra krijuan orkestrën më të bukur sëbashku, duke performuar secili nga shtëpitë e tyre. Distanca nuk i ka penguar djemtë që ta shoqërojnë zërin e Enedës, teksa kjo e fundit këndon një pjesë nga kënga fituese e “Kënga Magjike”.

“Ja ç’mund të bëjnë muzikantët edhe në kushte shtëpie. Bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar ndër të tjera Eneda, duke dhuruar një frymë krejt tjetër në rrjet në ditë si këto të fundit. Ju mbetet vetëm ta shijoni performancën, pikërisht aty, në rehatinë dhe ngrohtësinë që dhuron shtëpia! /News31.al