Prej vitesh Orgesa Zaimi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun me këngët e saj. Ajo është nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, të quajtur Bora dhe Kroni.
Këngëtarja publikon vazhdimisht foto pranë tyre në rrjete sociale dhe së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, një gjest shumë të bukur që Bora ka bërë për të. Ajo i ka shkruar një kartolinë shumë të veçantë.
Kartolina e ka lumturuar shumë Orgesën e cila madje dhe ka qarë nga gëzimi. “Unë nuk po qaj, ti po qan”, ka shkruar ajo krahas fotos së kartolinës. Në kartolinë vogëlushja ka piktuar nënën e saj, familjen e tyre dhe i ka shprehur gjithë dashurinë.