DUHET TA DINI/ Telefoni, transmetuesi më i rrezikshëm i Covid-19. Mënyra më e mirë e pastrimit nuk është alkooli – AlpeGossip
DUHET TA DINI/ Telefoni, transmetuesi më i rrezikshëm i Covid-19. Mënyra më e mirë e pastrimit nuk është alkooli

DUHET TA DINI/ Telefoni, transmetuesi më i rrezikshëm i Covid-19. Mënyra më e mirë e pastrimit nuk është alkooli

Situata është alarmante dhe kjo është e vërtetuar shkencërisht në të gjithë botën. Gjatë këtyre ditëve, ju, me siguri, keni lexuar me qindra rregulla se si të kujdeseni për higjienën personale, por po ashtu, keni dëgjuar edhe se telefoni është një prej objekteve më të rrezikshme që transmeton virusin.

Po çfarë duhet të dini për të?

Së pari, për të qenë sa më të sigurt për veten, lani duart shpesh dhe filloni mendoni për telefonin. Hulumtimi aktual mbi COVID-19 tregon se ka shumë të ngjarë që përhapja e virusit të bëhet nga njeri te njeriu përmes pikave, mukusit ose pështymës.

Pas kësaj, virusi ka më shumë të ngjarë të përhapet përmes sipërfaqeve të forta, siç është ajo e telefonit sesa sipërfaqet e buta si tapetet.

Uji me sapun është mënyra më e mirë për të zhdukur çdo gjurmë të virusit”,- thotë mjeku infektolog Khubchandani. “Larja e duarve duhet të bëhet rregullisht për të gjithë. Sigurisht, për telefonin, nuk mund të përdorni ujë dhe sapun, por letrat e lagura si Clorox mund të funksionojnë. Mjafton të kërkoni ato që në përbërjen e tyre kanë të paktën 70 për qind alkool.”

Specialistët sugjerojnë një fshirës që nuk ka zbardhues, sepse kështu nuk e prishni sipërfaqen e telefonit. Me çfarëdo që zgjidhni ta pastroni, sigurohuni që të mos jetë vetëm me përbërje alkooli, sepse, siç këshillojnë mjekët, kjo nuk e zhduk plotësisht virusin.

Mund ta fshini lehtë sipërfaqen e telefonit edhe me një copë mikrofibër, e cila përmban detergjent brenda, në mënyrë që të shpëtoni plotësisht nga mikrobet”. Vetëm sigurohuni që ta përdorni vetëm një herë.

Praktikoni pastrimin e telefonit katër ose pesë herë në ditë dhe pastroni hapësirat personale me dezinfektues. Pastroni tryezën ku punoni, kompjuterin, telefonin. Të gjithë kanë frikë, por të gjithë duhet t’u kushtojnë vëmendje praktikave të tyre për të parandaluar përhapjen e virusit. Ndonjëherë, na mungojnë gjërat më të dukshme – si pastrimi i tavolinës, larja e duarve, pastrimi i kompjuterit, telefonit apo portofolit.

Pra, përdorimi i copave me mikrofibër është mënyra më e mirë nëse dëshironi me të vërtetë rezultate të kënaqshme.

Dhe më e rëndësishmja, vazhdoni të lani duart pas çdo kontakti me të tjerët apo kur prekni sipërfaqe si telefoni.

Dezinfektoni gjithashtu hapësirat tuaja personale dhe hapësirën e zyrës. Praktikimi i higjenës së mirë është një nga mbrojtjet më të mira kundër shumicës së sëmundjeve si koronavirusi.