“MË RECITONE POEZI NGA TELEFONI”/ Anxhela Peristeri dhe Klajdi Haruni zbulojnë lidhjen e vjetër (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“MË RECITONE POEZI NGA TELEFONI”/ Anxhela Peristeri dhe Klajdi Haruni zbulojnë lidhjen e vjetër (FOTO+VIDEO)

“MË RECITONE POEZI NGA TELEFONI”/ Anxhela Peristeri dhe Klajdi Haruni zbulojnë lidhjen e vjetër (FOTO+VIDEO)

Klajdi Haruni dhe Anxhela Peristeri ishin në një lidhje live me emisionin “Ftesë në 5”, ku treguan si po i kalojnë ditët të izoluar në shtëpi. Dy këngëtarët korçarë zbuluan se njihen që në fëmijëri dhe kanë edhe miqësi familjare, pasi prindërit e tyre kanë punuar bashkë.

Babai i Klajdit zbuloi se i biri dhe Anxhela flisnin me orë të tëra me telefon sa një herë fatura kishte shkuar 320 mijë lekë të vjetra.

Anxhela tregoi se asokohe Klajdi i recitonte poezi nga telefoni.

“Kemi qene shume te vegjel, ishim ne shkolle bashke. Klajdi s’po i tregoj te gjitha. Zakonisht flisnim shume ne telefon”, u shpreh Anxhela.

“Nje muaj na erdhi telefoni 320 mije leke, i thashe nenes se Anxheles: Telefonin e paguaj une, ata le te bejne dashuri sa te duan ne telefon. Asokohe ashtu behej dashuria nga telefoni”, tregoi babai i Klajdit.

“Klajdi me shkruante poezi, me merrte ne telefon dhe m’i recitonte. Prandaj i shkonte telefoni aq shume. Nuk i kujtoj dot tani se ishim vertet shume te vegjel”, tha Anxhela.