KORONAVIRUSI/ Gatime, mësime dhe…lojra! Si e kaluan VIP-at ditën e sotme në karantinim (FOTOT) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Gatime, mësime dhe…lojra! Si e kaluan VIP-at ditën e sotme në karantinim (FOTOT)

KORONAVIRUSI/ Gatime, mësime dhe…lojra! Si e kaluan VIP-at ditën e sotme në karantinim (FOTOT)

Si të gjithë të tjeret edhe VIP-at janë të detyruar të karantinohen në shtëpi për të kaluar këto ditë të vështira të koronavirusit.

E megjithatë duhet thënë se ky izolim, i ka bërë ata me tepër aktiv se zakonisht në rrjetet sociale. E të gjithe e kuptojmë arsyen!

AlpeGossip.al ju sjell disa nga momentet se si e kanë kaluar ata, ditën e sotme mbyllur në shtëpi.

Alketa Vejsiu e ka kaluar ditën e saj të karantinimit në shtëpi dukë pastruar shtëpinë me alkol dhe duke gatuar antipasta.

 

Bora Zemani e ka kaliar karantinimin në shtëpi duke luajtur me djalin e saj.

Ami e ka kaluar ditën në shtëpi me fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Ajo në storyn e saj shkruan se  “Mësimi online na kënaqi edhe neve.”

Bes Kallaku e ka kaluar karantinimin në shtëpi me Xhensilën dhe vajzën duke pare kukulla. Në storyn e tij Besi shkruan:  ” Edhe kto gjithëditën, edhe ma mirë do bohet”.

Edhe Arbana Osmani e ka shtyrë ditën e saj të karantinimit në shtëpi duke gatuar. E ka traditë të përditëshme në këto ditë. Sot Arbana ka gatuar pasta me salca të ndryshme.

Arbana e ka kaluar kohën edhe me djalin e saj ku në fytyrë është pikturuar si mace nga duart e djalit duke u ardëtuar së bashku.