KARANTINA BËN TË VETËN/ Albani tjetërsohet nga flokët e gjatë – AlpeGossip
KARANTINA BËN TË VETËN/ Albani tjetërsohet nga flokët e gjatë

KARANTINA BËN TË VETËN/ Albani tjetërsohet nga flokët e gjatë

Alban Skënderaj është pa dyshim një nga këngëtarët më të dashur në vend. Në fillimet e tij, përveçse për talentin këngëtari ra në sy edhe për pamjen tërheqëse e flokët e gjatë. Me sa duket, karantina prej javësh ka bërë që Albani t’i rikthehet sërish këtij ‘look-u’, edhe pse jo më dëshirën e tij. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet me flokët e gjatë dhe shkruan se është rikthyer me pahir në 2005.

“Thuaj të vërtetën, çfarë s’do jepje për një berber/parukier”, shkruan Albani. Edhe pse këngëtari nuk e preferon këtë pamje të tij, me siguri të shumtë janë ata që janë bërë nostalgjikë.