Në vjeshtën e vitit të kaluar, Don Phenom u fotografua nën shoqërinë e një vajze gjatë koncertit “Time Capsule” të Capital T, identiteti i së cilës u zbulua nga mediat dhe u përfol si partnerja e reperit. Vetë Don Phenom ka pranuar se është në një lidhje, madje se ka në plan dhe që të martohet, por zërat në lidhje me vajzën që ishte pranë në koncert nuk i konfirmoi asnjëherë.
Burime për ”News31” bëjnë me dije se Anxhi dhe Don Phenom janë bashkë prej dy vitesh dhe ajo e shoqëron artistin shpesh herë në koncertet që ai ka jashtë vendit. Më së shumti ka rënë në sy turi që kanë bërë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në SHBA në shkurt të vitit të 2019-ës. Ndërkohë në profesion ajo është juriste.