PO SHIJON SUKSESIN E ALBUMIT TË RI/ Ledri Vula e ka gati një bashkëpunim surprizë për ne të gjithë! (FOTO) – AlpeGossip
PO SHIJON SUKSESIN E ALBUMIT TË RI/ Ledri Vula e ka gati një bashkëpunim surprizë për ne të gjithë! (FOTO)

PO SHIJON SUKSESIN E ALBUMIT TË RI/ Ledri Vula e ka gati një bashkëpunim surprizë për ne të gjithë! (FOTO)

Ledri Vula ka bashkuar forcat me Vig Poppa-n për të sjellë një tjetër hit, ndërsa po shijon suksesin e albumit të ri.

Kënga e re që do të publikohet së shpejti është pjesë e albumit “10/10” i cili ka që në mars që është publikuar.

Albumi do të duhej të dilte më 10 prill, por Ledri vendosi ta publikojë në 13 mars për të lehtësuar sado pak mërzitjen nga koronavirusi.

Ndërkohë, me anë të një postimi në Instagram, dyshja ka lënë të kuptohet që kënga e tyre e re do të publikohet së shpejti në YouTube.

“Ha ha ha së shpejti”, ka shkruar Vig Poppa në postimin e fundit, ndërsa fansat presin me padurim ta dëgjojnë këtë këngë, videoklipi i së cilës duhet të jetë xhiruar para izolimit nga koronavirusi.

“Alien”, “100” dhe “10/10”, janë tri këngët e albumit të ri të Ledrit, të cilat u publikuan edhe me videoklip dhe janë pëlqyer tejmase nga fansat e reperit.

View this post on Instagram

Ha ha ha sooon 👽 @ledrivula

A post shared by Vigan Bardhi (@vigpoppa) on