“SI TË ISHA DJALI I MERKEL”/ A është kënga e radhës së Mozzik një përgjigje për Loredanën? – AlpeGossip
“SI TË ISHA DJALI I MERKEL”/ A është kënga e radhës së Mozzik një përgjigje për Loredanën?

“SI TË ISHA DJALI I MERKEL”/ A është kënga e radhës së Mozzik një përgjigje për Loredanën?

Mozzik është një nga reperët më të komentuar të muajve të fundit. Raporti i ndërlikuar me Loredanën dhe thumbat e ndryshëm kanë qenë gjithmonë në qendër të mediave rozë. Përveç kësaj, edhe projektet muzikore të Mozzik janë pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe janë kthyer menjëherë në hite. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mozzik ka njoftuar edhe suksesin e tij të radhës.

“Të gjithë sytë tek unë dhe emri im në gojën e të gjithëve si të isha djali i Merkel. Në 8 maj do të publikohet projekti i radhësl, ka shkruar reperi krah fotos ku shfaqet para makinës luksoze.
Kujtojmë se vetëm 2 ditë më parë, Loredana solli projektin më të ri muzikor, i cili mësohet të jetë një dedikim për babain e vajzës së saj, ndaj nuk dihet ende nëse kënga e radhës së reperit do të jetë një “përgjigje” për të.