I ATI SHTROHET NË SPITAL/ Morena Taraku na preku të gjithëve me videon prekëse (FOTO) – AlpeGossip
I ATI SHTROHET NË SPITAL/ Morena Taraku na preku të gjithëve me videon prekëse (FOTO)

I ATI SHTROHET NË SPITAL/ Morena Taraku na preku të gjithëve me videon prekëse (FOTO)

Këngëtarja Morena Taraku, përmes postimeve të vazhdueshme në rrjete sociale ka treguar gjithmonë se njeriu më i shtrenjtë në jetën e saj është i ati. Ai ka qenë dhe është mbështetja më e madhe për të.

Së fundmi Morena ka treguar se i ati është shtruar në spital pas disa problemeve me shëndetin. Ajo ka publikuar një video prekëse nga dhoma e spitalit, ku shihet duke ushqyer të atin.

“Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë.

Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.