CEREMONI NË BREG TË DETIT/ Zbulohen detajet nga dasma e Luanës dhe Krenarit (FOTO) – AlpeGossip
CEREMONI NË BREG TË DETIT/ Zbulohen detajet nga dasma e Luanës dhe Krenarit (FOTO)

CEREMONI NË BREG TË DETIT/ Zbulohen detajet nga dasma e Luanës dhe Krenarit (FOTO)

Ndonëse ka preferuar të mos e bëjë publike, Luana Vjollca prej vitesh është në një lidhje me menaxherin nga Kosova, Krenar Çoçaj. Çifti së fundmi janë marrë edhe me përgatitjet e dasmës që pritej të mbahej këtë vit.

“Panorama plus” ka mësuar se Luana ka vendosur të celebrohet në një ceremoni në breg të detit në Gjirin e Lalzit, siç bëri edhe e motra, Marina. Moderatorja ka zgjedhur fustanet e nusërisë, këngëtarët që do të performojnë e shumë detaje të tjera.

Mirëpo koronavirusi ua ka prishur planet çiftit. Luana është në dilemë dhe nuk e ka vendosur ende nëse do e mbajë dasmën këtë vit.

Megjithatë nga 23 qershori qeveria ka vendosur të lejojë organizmin e dasmave, prandaj me shumë mundësi Luanën mund ta shohim nuse së shpejti.

Edhe pse kanë vite të fejuar, Luana dhe Krenari ende nuk kanë dalë publikisht si çift, pasi ia kanë lënë ekskluzivitetin e fotove të tilla ditës së dasmës.

Burimi: Panorama Plus