KORONAVIRUSI/ Merret vendimi i papritur për “Eurovision 2020”, ja ç’do ndodhë në 16 Maj – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Merret vendimi i papritur për “Eurovision 2020”, ja ç’do ndodhë në 16 Maj

KORONAVIRUSI/ Merret vendimi i papritur për “Eurovision 2020”, ja ç’do ndodhë në 16 Maj

Festivali më i madh i muzikës europiane “Eurovizion” është anuluar. Festivali nuk do të ketë as fitues dhe as votim për këngët, por këngëtarët për të nderuar të prekurit nga kriza e pandemisë së koronavirusit do të performojnë nga vendet e tyre në 16 Maj, në një spektakël ndryshe.

Spektakli do të transmetohet në vend të finales së madhe, i titulluar “Eurovision: Europe Shine A Light”.

Të 41 artistet do të këndojnë të gjithë bashke në një performancë të veçante e te unifikuar ndonëse në distancë.

“Do mbahej në Roterdam. Nuk do ketë as fitues as votim. Mund të jetë prapë Roterdam por nuk është marrë vendim. Mbetet në vullnetet e shteteve dhe vendimet e tyre përcaktimi nëse vitin tjetër do jenë këta këngëtarë që ishin sivjet. Gjithsesi këngët e sivjetshme nuk mund të vlejnë për vitin tjetër. Përfaqësimi i vitit tjetër varet edhe se sa e mundshme do jetë sivjet të mbahen festivale në shtete të ndryshme për shkak të pandemisë”, tha kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Eurovizion, Kleart Duraj për News 24.