PËR DASHURINË/ Jonida Maliqi bën tatuazhin e veçantë në krah (FOTO) – AlpeGossip
PËR DASHURINË/ Jonida Maliqi bën tatuazhin e veçantë në krah (FOTO)

PËR DASHURINË/ Jonida Maliqi bën tatuazhin e veçantë në krah (FOTO)

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është treguar gjithmonë shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto ose video-momente nga përditshmëria duke ndarë me ndjekësit rutinën e saj.

Jonida është e apasionuar pas tatuazheve dhe ka disa të tillë në trupin e saj. Së fundmi ka shtuar dhe një të ri për dashurinë dhe urrejtjen. Ajo ka realizuar një tatuazh që ka dy lexime: “Hate, Love” (Urrejtje, dashuri).

Kujtojmë se Jonida është shumë e komentuar për jetën private. Ajo është në një lidhje me aktorin Romeo Veshaj dhe dyshja tani nuk fshihen më.