“RRI SI TË KA BËRË ZOTI”/ E akuzuan për silikon, Enca u tregon vendin komentuesve (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“RRI SI TË KA BËRË ZOTI”/ E akuzuan për silikon, Enca u tregon vendin komentuesve (FOTO+VIDEO)

“RRI SI TË KA BËRË ZOTI”/ E akuzuan për silikon, Enca u tregon vendin komentuesve (FOTO+VIDEO)

Enca është në përgatitje të klipit më të ri dhe gjatë këtyre ditëve ka postuar foto e video nga xhirimet duke na bërë shumë kurioz për këtë projekt. Në një prej videoeve të fundit, këngëtarja na zbulon se në një pjesë të klipit do të shfaqet me një fustan të zi, me dekolte të hapur dhe duket vërtet shumë seksi.

Mirëpo shumë ndjekës e kanë akuzuar Encën për silikon ndërkohë që këngëtarja e ka treguar shpeshherë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë apo trup. Ajo vendosi edhe një herë t’u kthejë përgjigje komentuesve të cilët i shkruanin: “Silikon, rri si të ka bërë Zoti”.

“Sa herë që dikush përmend ‘silikon, rri si të ka bërë Zoti’ në profilin tim… Zoti derdh një lot për ju. Thjesht gene të mira dhe e bekuar nga Zoti”, shkruan Enca.