I THA TË GJITHA/ Shakaja e grimierit të Luana Vjollcës për peshën e moderatores gjatë karantinës (FOTO) – AlpeGossip
I THA TË GJITHA/ Shakaja e grimierit të Luana Vjollcës për peshën e moderatores gjatë karantinës (FOTO)

I THA TË GJITHA/ Shakaja e grimierit të Luana Vjollcës për peshën e moderatores gjatë karantinës (FOTO)

Luana Vjollca ka shijuar një drekë të shijshme sot me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Moderatorja shqiptare ka publikuar dy foto, por ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave të saj është një foto ku Luana shfaqet duke ngrënë mish!

“Shfleto në të majtë për të parë luaneshën”, shkruan Luana me shaka për foton!

Por miku i saj grimier Arbër Bytyqi, i ka bërë të gjithë konfuzë me një koment drejtuar peshës së Luanës gjatë karantinës:

“Bën sikur ha, e kishe ngel veten 40 kg”, shkruan ai duke lënë të kuptohet se mikesha e tij është dobësuar.

Nuk e dimë nëse Luana po përpiqet të bjerë në peshë, por jemi të sigurt që ajo nuk është 40 kilogramë dhe se shakaja e Bytyqit në fakt flet për të kundërtën.

Hera e fundit kur Luana ka folur për peshën ka qenë në 2017-n, kur moderatorja peshonte 66.5 kg.

Dhe karantina duket se i ka bërë mirë moderatores! Të ketë shtuar vallë shumë?