Këngëtarja Juliana Pasha është kujdesur që të mbajë jashtë vëmendjes së publikut jetën e saj private. Por, për ata që nuk e dinë, këngëtarja e njohur është e martuar me një muzikant, më saktësisht me kitaristin Altin Llakaj.
Çifti janë vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit, pasi veç shtëpisë ndajnë edhe punën, meqë Altini është pjesë e orkestrës që shoqëron gjatë performancave live këngëtaren.
Megjithatë, të rralla janë dedikimet publike të dashurisë nga çifti, si ky i ditës së sotme.
Juliana i ka uruar partnerit ditëlindjen me fjalët më të ëmbla krahas fotos së tij të publikuar në llogarinë e saj.
“Dashuria ime! Gëzuar ditën e lindjes! Zoti na bekoftë çdo ditë, siç na ka bekuar kur u lidhëm së bashku! U bëfsh 100 vjeç!”- janë fjalët e këngëtares.
Juliana dhe Altini janë të martuar prej 13 vitesh.
Altini është baba i një vajze nga martesa e parë, e cila quhet Odesa.











![Zaimina Vasjari na tregoi karrocën 1500 euroshe të bebit, Majlinda Zeka i tërheq vëmendjen me…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/ZAJMINA-FT-400x252.jpg)

