“FILLUAN ÇUNAT RRËMUJËN”/ Fatma ndan foton më të ëmbël të Alfios me Noah – AlpeGossip
“FILLUAN ÇUNAT RRËMUJËN”/ Fatma ndan foton më të ëmbël të Alfios me Noah

“FILLUAN ÇUNAT RRËMUJËN”/ Fatma ndan foton më të ëmbël të Alfios me Noah

Në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.

Duket se të dy po e shijojnë shumë këtë eksperiencë, teksa herë pas here ndajnë me ndjekësit foto të ndryshme nga momentet që kalojnë me të voglin e tyre.

Pak minuta më parë Fatma ka publikuar në Instagram një foto të Alfios dhe Noah-s të cilët duket se po luajnë së bashku, teksa Fatma shkruan se babë e bir sapo filluan me rrëmujat.

Filluan me rrëmujat çunat!

View this post on Instagram

Filluan me rrëmujën çunat!🤪🥰

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani) on

Fatma ka treguar në intervista të ndryshme se Alfio e ka përjetuar shumë mirë fakti që do bëhej me djalë dhe kjo gjë e ka gëzuar tepër.

Pak ditë më parë moderatorja ka bërë një tatuazh për vogëlushin.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të këmbëve të saj, pranë këmbëve të Noah, duke nxjerrë në pah dhe tatuazhin e veçantë.

Alfio dhe Fatma nuk janë kurorëzuar akoma në martesë, por kjo do të ndodhë së shpejti, madje unazat në altar, mendohet t’ia sjellë fryti i tyre i dashurisë, Noah.