Njihuni me familjet VIP që ia dolën më së miri pa një “BURRË” në krah! Nga Vjollca Hoxha te Albërie Hadergjonaj (FOTO) – AlpeGossip
Njihuni me familjet VIP që ia dolën më së miri pa një “BURRË” në krah! Nga Vjollca Hoxha te Albërie Hadergjonaj (FOTO)

Njihuni me familjet VIP që ia dolën më së miri pa një “BURRË” në krah! Nga Vjollca Hoxha te Albërie Hadergjonaj (FOTO)

Ndër vite jemi mësuar me idenë se burri është shtylla e familjes, ai që sjell të ardhurat, drejton apo bën ligjin. Familjet me kryefamiljare nënën, kjo për shkak të një divorci apo humbjes së jetës së bashkëshortit shihen si të rrënuara, të pashpresa e se vështirë se do t’ia dalin.

Historia në fakt ka tregur të kundërtën, shumë familje shqiptare kanë arritur të çajnë në jetë apo të vazhdojnë të qëndrojnë denjësisht në këmbë, edhe pa patur burrin në krye.

Familja Hoxhaj është njëra prej tyre. Ndonëse ishte Dritan Hoxha ai që ideoi dhe mundësoi të ngrinte në këmbë “Top Media”, pas ndarjes së tij nga jeta në 2008- n familja gjeti forcën dhe diti si të vazhdonte të menaxhonte gjithçka.

Vjollca Hoxha, tashmë drejtorja e re e përgjithshme ka mundur ta mbajë në të njëjtin nivel rrugëtimin e Top Channel- it. Nga ana tjetër, trashëgimtaret e tjera të familjes, kryesisht Lori dhe Sara kanë krijuar një imazh të vetin për publikun.

Në një postim të Lorit për Ditën e gruas, ndër të tjera shkruhej:

“Shoqëria jonë na ka indoktrinuar në mendje se vajzat e vogla nuk mund t’ia dalin në këtë botë pa ndihmën e një burri. Ndoshta nuk ka shumë rëndësi, por unë jam këtu për të thënë, në djall me këto budallallëqe. Nëna ime, dy motrat e mia dhe unë kemi luftuar për të qenë sot këtu ku jemi, edhe pse shumë herë na kanë thënë se nuk ishim të zonjat mjaftueshëm apo se na duhej një burrë në krah për të na marrë seriozisht.”

Vjollcat po ashtu ia kanë dalë mbanë pa një baba në krah. Përherë bashkë, përherë gjithë pozitivitet! I ati u nda nga jeta, por kjo nuk i ndali vajzat për të ndjekur ëndrrat e tyre e për të arritur suksesin.

Përpos dhimbjes për humbjen e babait, në një intervistë për Express rozë Luana tha se në fakt nuk i kishte munguar kurrë figura e një burri në shtëpi. Përherë kishte qenë e plotësuar, madje se kishte ndjerë ndonjëherë nevojën për të pasur vëlla.

Gratë e familjes Gjoni ia dolën po ashtu. Përpos mungesës së të atit, Inis Gjoni u përball me një humbje të rëndë, vrasjen e bashkëshortit, biznesmenin Arian Selimi ndërkohë që ishte në pritje të vajzës, Coco Antonelit.

Por kjo nuk e mposhti Inisin për të qenë një nënë e përkushtuar dhe një grua në karrierë.

Roza dhe Rita nuk e kanë patur të lehtë. Rita, e ftuar pak ditë më parë në emisionin “Why not” të së bijës foli për jetën private, divorcin me ish- bashkëshortin dhe më pas ndarjen e tij nga jeta.

“Unë jetova 12 vite me të [ish- bashkëshortin] dhe kur pashë se ti e kishe të pamundur, mblodhe kukullat dhe the: Hajde ikim, atëherë vendosëm që të iknim. Kur u ndava me babain tënd mora vetëm një çantë dore. E nisa nga zeroja. Ishte një kohë e artë e lekëve për në artistët. Mërrnim 90% të skenës. Thesarin [Rozën] e kisha me vete dhe kaq mjaftonte për mua.”

Sot, të dyja nënë e bijë duken të lumtura dhe fort të arrira në jetë. Nuk u desh një mashkull që ato të mund të ecnin përpara.

Ema Andrea dhe Sara Kapo u bashkohen gjithashtu grave të mësipërme. Pas divorcit shumë miqësor të Emës dhe Kostandin Kapos, gjithçka vazhdoi ashtu si duhej të vazhdonte.

E rritur nga e ëma, me gjyshen pranë, pavarësisht se Sara pati dhe ka një raport mjaft të mirë me të atin, figura kryesore në shtëpi, nuk qe ai. Sidoqoftë Ema vazhdoi karrierën e saj si aktore, ndërkohë që rriste fëmijën e vetme, e Sara nga ana tjetër është një personazh goxha i njohur dhe i pëlqyer publikisht.

Alberie Hadërgjonaj është një tjetër grua që na tregoi se mundesh fare mirë t’i rrisësh fëmijët e tu, e vetme. Ajo mundi! E bërë nënë në moshë fare të re, vetëm 16 vjeçe, Albëria vazhdoi të qëndronte e fortë përkrah dy vajzave, Agnesën dhe Angjelinën, këngëtare gjithashtu edhe pas divorcit me bashkëshprtin, Mentorin. Mbase të gjithë këtë forcë ia mësoi e ëma. Kur mamaja e Albëries ishte shtatzënë me të, bashkëshorti i humbi jetën.

Albëria s’mundi kurrë ta njihte të atin dhe u mësua me faktin se në jetë, s’është e thënë ti kesh të gjitha. Por kjo nuk është arsye për t’u dorëzuar ama. E vetme, pa një burrë pranë teje, mund ta pushtosh botën gjithsesi.

Copyright Anabel.al