“KUR KE CI*ËN…”/ S’paska zënë mend. Kësaj here, Flavio Qarri ofendon publikisht Alba Hoxhën (FOTOT) – AlpeGossip
“KUR KE CI*ËN…”/ S’paska zënë mend. Kësaj here, Flavio Qarri ofendon publikisht Alba Hoxhën (FOTOT)

“KUR KE CI*ËN…”/ S’paska zënë mend. Kësaj here, Flavio Qarri ofendon publikisht Alba Hoxhën (FOTOT)

Në fillim të këtij muaji, gazetari Flavio Qarri u bë kryefjala e rrjetit për shkak të pyetjes fare të papërshtatshme që i bëri këngëtares Luar Arani gjatë një interviste me të.

“Je lidhur me ndonjë boss droge që s’duhet ta dimë apo si është puna?”- ishte pyetja që mori përgjigjen brilante nga Luari, e cila ia mbylli gojën gazetarit për të bërë të tjera pyetje të tilla. (Lexo këtu)

Në vend që ta pranonte se shakaja e tij ishte tërësisht “pa kripë” dhe të kërkonte falje publike për gjestin e tij seksist, Flavio i mëshoi faktit se pyetja e tij ishte në formën e batutës.

Madje, rikujtojmë këtu edhe bullizmin që gazetari i bëri Encës në vitin 2016, kur këngëtarja po shijonte një prej momenteve më të suksesshme të karrierës dhe mbante koncerte non-stop në Shqipëri e jashtë saj. I bezdisur nga suksesi i saj, Flavio vendosi nga hiçi ta bullizonte 20-vjeçaren, duke e komentuar për pamjen e veçanërisht për peshën.

Duket se Flavio s’paska zënë mend dhe kërkon ende që vëmendjen e mediave ta marrë nëpërmjet “sulmeve” që i bën vajzave në rrjete sociale.

Kësaj here radhën e kishte Alba Hoxha, e cila s’po bënte asgjë tjetër veçse po jepte parashikimin e motit në TV.

Mirëpo, ngjyra jo e njëtrajtshme e trupit nga nxirja në diell dhe fustani që kishte veshur, e kanë bezdisur sërish Flavion, i cili në InstaStory ka shkuar:

“Kur e ke c*cën e panxirë mirë, por sponsorat të sjellin fustanin e gabuar. Parashikimi i m*tit.”

Kaq e vështirë ishte të ndërroje kanal, para se të komentoje sërish një tjetër femër që po bën thjesht punën e saj?

Ndërkohë, ende nuk kemi asnjë reagim nga Alba Hoxha për këtë postim të pavend të Flavios, i cili ka nisur tashmë të merret edhe me fustanet dhe ngjyrën e trupit.