Aktori shqiptar nxehet me moderatorin në emision: Më the edhe 1 herë s’je normal t’u çova… – AlpeGossip
Aktori shqiptar nxehet me moderatorin në emision: Më the edhe 1 herë s’je normal t’u çova…

Aktori shqiptar nxehet me moderatorin në emision: Më the edhe 1 herë s’je normal t’u çova…

Në puntatën e radhës të emisionit “Një kat më lart” ishte i ftuar ditën e sotme Visjan Ukcenaj, aktori që së fundmi u komentua shumë për videon e 7 marsit ku i drejtohej mësueses: “Kurvë më the s’do bëhem njeri”

“Ajo ishte një video për të qeshur. Unë kam pas mësuar shumë dhe videon e bëra për gallatë. Nuk flas për asnjë zyshë konkrete. Zyshat i kam pasur të shkëlqyera”, u shpreh Visjani për videon që bëri xhiron e rrjetit.

“I përshëndesim zyshat se kontributi i tyre është i padiskutuar, por meqë ky njeriu nuk është normal…”, u shpreh moderatori Ermal Peçi.

Aktori e ndërpreu duke i thënë i nxehur: “O plak më the edhe një herë s’jam normal… “T’u çova”, vazhdoi moderatori duke e kthyer situatën me të qeshur.

 

“Më edhe një herë s’jam normal ta derdha këtë gotën, të bëra…”, u shpreh me humori Visjani dhe më pas bashkë me Ermalin bënë gëzuar me gotat.