“SHKOJNË NGA FRYN ERA”/ Rina Balaj sapo hodhi një goxha thumb që dikujt ka për t’i djegur! (FOTO) – AlpeGossip
“SHKOJNË NGA FRYN ERA”/ Rina Balaj sapo hodhi një goxha thumb që dikujt ka për t’i djegur! (FOTO)

“SHKOJNË NGA FRYN ERA”/ Rina Balaj sapo hodhi një goxha thumb që dikujt ka për t’i djegur! (FOTO)

Rina Balaj po shijon suksesin e këngës së saj më të re në bashkëpunim me Sin Boy, të titulluar “Fallin in love” dhe si për këtë projekt, ashtu edhe për të tjerë më herët, ka marrë mbështetjen e shumicës së kolegëve e miqve të saj.

Mirëpo, duket se jo të gjithë e mbështesin dhe reperja i ka disa “pakënaqësi” që i hodhi sot si thumba në rrjete sociale.

Nuk e dimë me kë e ka, por Rina prentendon se disa persona shkojnë nga fryn era.

Kjo pasi ata nuk mbështesin talente që kanë treguar se janë të aftë (në këtë rast Rina), por disa artistë “jo kushedi se çfarë” që janë në treg.

Këtë e ka shpjeguar më së miri fotoja që reperja ka ndarë në InstaStory.

“Disa prej miqve tuaj bëjnë muzikë më të mirë sesa disa artistë të zakonshëm, por ju nuk i mbështesni derisa ta bëjnë të gjithë!”- janë fjalët që Rina i ka shoqëruar me komentin e saj “Shkojnë ka t’fryn era kanë thonë ma herët.”

Nuk e dimë me kë e ka ekzaktësisht, mirëpo ky thumb dikujt do t’i djegë!