KU SHKUAN FLOKËT E GJATË? Rita Ora bën ndryshimin drastik në pamje (FOTOT) – AlpeGossip
KU SHKUAN FLOKËT E GJATË? Rita Ora bën ndryshimin drastik në pamje (FOTOT)

KU SHKUAN FLOKËT E GJATË? Rita Ora bën ndryshimin drastik në pamje (FOTOT)

Pas Loredanës, edhe Rita Ora ka vendosur të ndryshojë look këtë verë!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka publikuar disa foto të reja ku shfaqet me flokët e prerë shkurt dhe me shkallëzim, një model ky i ngjashëm me ata të viteve ’90.

Në njërën nga fotot Rita shfaqet me një maskë në fytyrë, duke ju kujtuar fansave që të kujdesen për veten duke respektuar masat mbrojtëse në periudhën e pandemisë.

Rita Ora u karantinua gjatë izolimit të vendit në periferi të Londrës, shumë larg nënës së saj, e cila ishte në krye të detyrës si infermiere.

Së fundui ajo ka publikuar disa foto nga Parisi, ku besohet se po punon për projektet e reja.

Këngëtarja është aktualisht duke punuar për albumin e saj të tretë, dhe ende nuk ka zbuluar asnjë surprizë.