SA KOHË PA U PARË! Sa shumë qenka rritur vogëlushja e Kledi Kadiut, Lea! (FOTO) – AlpeGossip
SA KOHË PA U PARË! Sa shumë qenka rritur vogëlushja e Kledi Kadiut, Lea! (FOTO)

SA KOHË PA U PARË! Sa shumë qenka rritur vogëlushja e Kledi Kadiut, Lea! (FOTO)

Katër vite më parë balerini i njohur shqiptar i cili prej kohësh jeton në Itali, Kledi Kadiu, u bë baba për herë të parë.

Partnerja e tij Charlotte solli në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Lea, e cila ishte një kopje e vogël e mamasë së saj.

Vogëlushja bjonde është kthyer në personazhin kryesor në llogarinë e të atit në Instagram dhe Kledi na ka treguar sa shumë është rritur vajza e tij.

Sot balerini ka ndarë foton më të ëmbël me të bijën, teksa të dy kanë pozuar duke buzëqeshur me të madhe para kamerës.

“Është një vajzë që më ka vjedhur zemrën dhe më thërret baba. Kur kthehem në shtëpi ajo vrapon drejt meje dhe më përqafon, asgjë tjetër s’ka më rëndësi. Më mjafton ta shoh duke qeshur për të kuptuar sa e bukur është jeta ime.”- janë fjalët e ëmbla të Kledit krahas fotos me Lean.

Ai dhe balerina Charlotte i thanë “Po” dashurisë së tyre disavjeçare në një ceremoni përrallore që u mbajt në Itali në qershor të vitit 2018.

Madje, në dasmën e tyre mori pjesë edhe vogëlushja Lea.

View this post on Instagram

Il nostro rito prima della pizza 🍕 😋

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi) on