“E KENI NDERUAR ME SUKSESIN QË I KENI DHËNË…”/ Bieta Sulo shkruan këto fjalë në takimin e fundit të sezonit (FOTO) – AlpeGossip
“E KENI NDERUAR ME SUKSESIN QË I KENI DHËNË…”/ Bieta Sulo shkruan këto fjalë në takimin e fundit të sezonit (FOTO)

“E KENI NDERUAR ME SUKSESIN QË I KENI DHËNË…”/ Bieta Sulo shkruan këto fjalë në takimin e fundit të sezonit (FOTO)

Moderatorja dhe autorja e ‘Ftesë në 5’ në ekranin e Top Channel, Bieta Sulo ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale mbylljen e një sezoni të suksesshëm të programit të pasdites.

“Sot në takimin e fundif të ‘Ftesë në pesë’. Një udhëtim i përditshëm nga e hëna në të premte për 11 muaj, me mbi 220 emisione, pjesëmarrjen e thuajse 1 mijë të ftuarëve, e nderuar ne angazhimin e tyre dhe e respektuar në shikueshmërinë dhe suksesin që i keni dhënë pasdites në Top Channel. Të jam falenderues me zemër”, ka shkruar Bieta krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ‘Ftesë në 5’ ka qenë pjesë e ekranit të shqiptarëve çdo ditë në orarin e pasdites me një programacion prej 60 minutash me informacion dhe tema aktualiteti nga përditshmëria e çdokujt. Gjatë periudhës së izolimit, ‘Ftesë në 5’ qëndroi për 2 muaj rresht me një minutazh prej 120 minutash në ekranin e Top Channel, momente këto që ndihmuan këdo ta kalonte më lehtë mbylljen e çdo aktiviteti tjetër./revistawho.com