“BEHLULI, XHANI APO JAMAÇ?” Ja cili u shpall aktori më i pashëm turk (FOTO) – AlpeGossip
“BEHLULI, XHANI APO JAMAÇ?” Ja cili u shpall aktori më i pashëm turk (FOTO)

“BEHLULI, XHANI APO JAMAÇ?” Ja cili u shpall aktori më i pashëm turk (FOTO)

Kivanç Tatlitug, Can Yaman dhe Aras Bulut Iynemli janë tre aktorët turq më të komentuar vitet e fundit. Të tre i kemi parë në seriale shumë të ndjekur dhe të suksesshëm. Kivanç Tatlitug ka luajtur në seriale të shumta, ku më i ndjekuri ka qenë “Dashuri e ndaluar”, në rolin e Behlulit. Can Yaman u bë i njohur me rolin e Xhanit në serialin “Erkenci kus” ndërsa Aras Bulut Iynemlin e ndjekim në “Çukur”.

Të tre aktorët morën pjesë së fundmi në një sondazh ku votuan fansa nga e gjithë bota. Sondazhin e fitoi Can Yaman me 27 mijë vota si aktori më i pashëm turk. Aras Bulut Iynemli mblodhi gjithsej 12 mijë vota ndërsa Kivanç Tatlitug doli në vend të dytë. Can Yaman në deklaratat e tij të mëparshme është shprehur se nuk i pëlqen fakti që krahasohet me aktorët e tjerë sepse sipas tij ai ka veçori të tjera nga ata.