SA NUSE E VEÇANTË/ Gerta e BB martohet me Florentin pas dy vitesh lidhje (FOTO) – AlpeGossip
SA NUSE E VEÇANTË/ Gerta e BB martohet me Florentin pas dy vitesh lidhje (FOTO)

SA NUSE E VEÇANTË/ Gerta e BB martohet me Florentin pas dy vitesh lidhje (FOTO)

Ish-banorja e Big Brother-it, Gerta Shino është prej më shumë se dy vitesh në një lidhje me Florent Avdulahin. Dyshja janë përfolur shpesh për ndarje, mirëpo gjithmonë kanë provuar se janë më të dashuruar se kurrë.

Gerta dhe Florenti janë aq të dashuruar, sa së fundmi kanë hedhur hapin më të rëndësishëm të jetës së tyre. Ato janë martuar dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë ish-banorja e Big Brother-it.

Ajo ka publikuar një foto krah partnerit në Instagram, ku shihet e veshur me të bardha. “Ne hodhëm një hap drejt martesës. E martuar me dashurinë e jetës time dhe nuk mund të isha më e lumtur”, ka shkruar Gerta krahas fotos.

Në ditën e saj të veçantë, Gerta ka zgjedhur të vishet me të bardha ama me pantallona, jo me fustan nusërie.