DEL KLIPI MË I FUNDIT I DUA LIPËS/ Këngëtarja publikon këngën më të re me J Balvin dhe aktoren e famshme e “La Casa de Papel” – AlpeGossip
DEL KLIPI MË I FUNDIT I DUA LIPËS/ Këngëtarja publikon këngën më të re me J Balvin dhe aktoren e famshme e “La Casa de Papel”

DEL KLIPI MË I FUNDIT I DUA LIPËS/ Këngëtarja publikon këngën më të re me J Balvin dhe aktoren e famshme e “La Casa de Papel”

Të gjithë u surprizuan kur Dua Lipa bëri me dije disa ditë më parë se po vinte me një bashkëpunim me J Balvin dhe Bad Bunny. Kënga mban titullin “Un dia” ose ndryshe “One Day” dhe këngëtarët nuk kanë pritur më gjatë për ta publikuar.

Një këngë ritmike, plot energji, enkas për të kërcyer në netët e verës. Klipi është i realizuar bardh e zi, por kjo nuk është surpriza e vetme. Protagoniste e videos është Ursula Corbero, aktorja e famshme e serialit spanjoll “La Casa De Papel”. Gjithçka është realizuar nga shtëpia e Corbero-s për shkak të karantinës, ndërsa Dua nuk ka humbur rastin për falenderim.

“UN DIA ka dalë tani – Unë shpresoj që kjo këngë t’ju çojë diku në ndonjë ishull… edhe nëse vetëm për një moment – Faleminderit @jbalvin @badbunnypr @tainy pasi dëgjova fjalët tuaja, prodhimin dhe tekstin, u emocionova që më kërkuat të shkruaj dhe të plotësoj historinë tënde. Shpresoj se kemi pikturuar pamjen ashtu si e kishit imagjinuar në radhë të parë.

Faleminderit që më keni bërë pjesë të vizionit tuaj – UN DIA një falenderim special për @ursulolita mahnitëse dhe të talentuar për atë performancën e karantinës dhe @icoffeejr që gjithmonë je partneri im në shkrim”, ka shkruar Dua në Instagram. Një këngë tipike vere, që vështirë të mos të të mbetet në mendje!