“DO KËRKOSH T’I NGULËSH THIKËN”/ Dj Blunt dhe Real 1 ç’nuk i thonë Sarës për Ledrin (FOTO) – AlpeGossip
“DO KËRKOSH T’I NGULËSH THIKËN”/ Dj Blunt dhe Real 1 ç’nuk i thonë Sarës për Ledrin (FOTO)

“DO KËRKOSH T’I NGULËSH THIKËN”/ Dj Blunt dhe Real 1 ç’nuk i thonë Sarës për Ledrin (FOTO)

Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Sara është në pritje të një vajze dhe lajmin e ëmbël e konfirmoi Ledri ditën e djeshme.

Reperi publikoi një video shumë të ëmbël në rrjete sociale, ku shihej pranë Sarës, të veshur me të zeza dhe me një tollumbac nga i cili dolën pupla rozë.

Rreth videos në fjalë kanë reaguar së fundmi Dj Blunt dhe Real 1, të cilët nuk kanë aspak marrëdhënie të mira me Ledrin. Ato i janë drejtuar Sarës, duke e paralajmëruar se reperi do e tradhtojë pas disa vitesh. Sipas tyre, blogerja do të pendohet që nuk i ka ngulur thikën që kishte në dorë gjatë videos, por do të jetë vonë.

“Eh moj Sara Hoxha, mbas 5 vjete kur ta nxosh tut tradhtu kët laper, ki me lyp qet moment me pas thikën n’dorë e m’ja ngul tejpërtej veq ka me kon vonë”, kanë shkruar ata.