MOTRAT VJOLLCA E DOGJËN FARE MBRËM/ Momenti kur Marina detyron Luanën të pijë shots-a (FOTOT) – AlpeGossip
MOTRAT VJOLLCA E DOGJËN FARE MBRËM/ Momenti kur Marina detyron Luanën të pijë shots-a (FOTOT)

MOTRAT VJOLLCA E DOGJËN FARE MBRËM/ Momenti kur Marina detyron Luanën të pijë shots-a (FOTOT)

Mbrëmja e së martës ishte një mbrëmje festive për motrat Vjollca!

Marina dhe Luana, bashkë me mbesën e tyre Jori Paloka, u argëtuan pafund mbrëmjen e kaluar, pasi dolën të festonin lancimin e këngës më të fundit të Luanës, “Locos”, që do të vijë më 14 gusht.

Dy motrat dokumentuan çdo gjë mbrëmë me videot e tyre në Instagram, dhe ne pamë Luanën që ishte dënuar duke pirë shots-a sepse kishte vonuar këngën, apo edhe Vjollcat duke dëgjuar muzikë me volumin në qiell në makinë.

Luana ishte bërë mjaft seksi e veshur me një fustan në ngjyrë limoni saten, ndërsa flokët e gjatë i kishte lëshuar pas. Ndërsa Marina ishte veshur si gjithnjë me ngjyrën e saj të preferuar të zezë, dhe buzët e kuqe që i shkojnë aq shumë.

Në një moment gjatë videos, Marina shihet teksa detyron motrën e saj Luana të pijë një shots si dënim pasi ka vonuar projektin e fundit muzikor. Vajzat u argëtuan pafund dhe nuk munguan as videot e xhiruara nga secila për fansat në Instagram.

Aktualisht Marina Vjollca ka marrë pushimet pasi përfundoi sezonin e “Klanifornias”, xhiruar në kushte pandemie.

Ndërsa Luana, përpos këngës së re që publikohet këtë të premte, po punon për të sjellë një emision të ri, por që ende nuk dihet nëse do të jetë “Take me out” apo “Shiko Kush Luan”.