Leila Kraja është një nga gazetaret sportive në vendin tonë, pas një eksperience në “Miss America 2017” ku përfaqësoi Kaliforninë.
Bukuroshja ka rrëfyer se ekrani është pasioni i saj, pasi prej kohësh ajo merret me modeling, duke realizuar herë pas here sete të shumta fotografikë.
Ditën e sotme bukuroshja ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up” ku ka rrëfyer se si e ndien veten pas rikthimit të saj në Shqipëri.
Lidhur me raportin me meshkujt shqiptarë ajo tha:
Çunat këtu janë pak të çuditshëm, njëherë të flasin njëherë jo, duke bërë skema. I kanë shumë qejf këto, se ju duket vetja si në telenovela. Por ndryshe nga në Amerikë, ku çunat atje i ndajnë gjërat gjysmë për gjysmë kur duhet të paguajnë, këtu meshkujt janë më xhentilë. Këtu në Shqipëri kam futur kurrë dorën në xhep.”
Ndërsa duke qenë gazetare sporti, Lejla tha se nuk i pëlqejnë fare futbollistët.
Ajo tregoi:
Nuk më pëlqejnë futbollistët, i dua më të lexuar ndaj preferoj artistët.”













