“Ç’TË BËN GRUAJA, STA BËN AS…”/ Pasi ja solli në “majë të hundës”, Klea ndan VIDEON “qesharake” të Elgidit – AlpeGossip
“Ç’TË BËN GRUAJA, STA BËN AS…”/ Pasi ja solli në “majë të hundës”, Klea ndan VIDEON “qesharake” të Elgidit

“Ç’TË BËN GRUAJA, STA BËN AS…”/ Pasi ja solli në “majë të hundës”, Klea ndan VIDEON “qesharake” të Elgidit

Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Klea Huta dhe Elgit Doda, nuk i kursejnë më në rrjete sociale momentet e shumta nga përditshmëria e tyre.

Tashmë që i vogli Krid është bërë pjesëtari më i ri i familjes, moderatorja e kalon thuajse të gjithë kohën e saj me të birin dhe gjen herë pas here mundësinë të jetë aktive në rrjete sociale.

Vetëm pak orë më parë, Klea ka treguar si “ia ka nxirë jetën” babait të Kridit, duke i vendosur filtra Instagrami në fytyrë, teksa darkonin në një restorant.

Ajo i ka vënë partnerit një filtër me grim, qerpikë e penel, ndërsa Elgiti duket paksa i bezdisur nga veprimi i saj dhe nis ta qortojë.

Mirëpo, Klea nuk ia ka kursyer këtë video epike ndjekësve, duke shkruar krahas saj:

“Ç’të bën gruaja, s’ta bën as perëndia!”