“MOS MË FOL MUA ASHTU”/ Lulzimi i “Përputhen” kapet keq me Gracianon: Po u acarova… (VIDEO) – AlpeGossip
“MOS MË FOL MUA ASHTU”/ Lulzimi i “Përputhen” kapet keq me Gracianon: Po u acarova… (VIDEO)

“MOS MË FOL MUA ASHTU”/ Lulzimi i “Përputhen” kapet keq me Gracianon: Po u acarova… (VIDEO)

Balerini Graciano Tagani dhe ish konkurrenti i “Përputhen”, Lulzim Jashari patën një debat mes njëri-tjetrit sot në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”. Tema ishte “A duhen lënë vetëm gjyshërit?” dhe Graciano tha se ai kurrë nuk do të lejonte që prindërit e tij të strehoheshin në atë institucion dhe në këtë moment pyeti Lulzimin se si do të vepronte ai.

Lulzimi nuk e priti mirë pyetjen dhe iu drejtua Gracianos: “Mos më fol ashtu mua”.

Pjesë nga debati:

Graciano: Ti do i dërgoje prindërit tënd në azil?

Lulzimi: Jo, nuk do i dërgoja.

Graciano: E pra, ok

Lulzimi: Mos më fol ashtu mua

Graciano: Pse si po të flas? Shumë mirë po të flas.

Lulzimi: Jo, qetësohu pak, se në “Trotuar” je.

Graciano: Ku e pe problemin ti që të fola keq.

Lulzimi: Fole keq mos u drejto tek mua. Merru me këto të tjerët.

Graciano: Unë të drejtohem këtu sepse ti je më intelektuali, më i formuari këtu, njeriu më me karrierë prandaj e kam nderin të drejtohem ashtu. Dhe do të drejtohem sa herë të dua.

Lulzimi: S’kam qejf të acarohem, se po u acarova tani…