“MË MORI MALLI PËR…”/ Halsey i kthehet ndryshimit drastik të flokëve (FOTOT) – AlpeGossip
“MË MORI MALLI PËR…”/ Halsey i kthehet ndryshimit drastik të flokëve (FOTOT)

“MË MORI MALLI PËR…”/ Halsey i kthehet ndryshimit drastik të flokëve (FOTOT)

Nëse për ty ndryshim madhor është kthimi nga fije bjonde në bjonde platin, për Halsey është komplet tjetër gjë! Së fundmi reperja është shfaqur me prerjen më të guximshme të flokëve: tullace!

Ndryshimin, Halsey e tregoi përmes një video në TikTok ku fillimisht shfaqej me një paruke flokësh të gjatë, e të dendur dhe pastaj…Surprizë! Asnjë fije floku e mbetur në kokë!

Shumë prej fansave të saj nisën të pyesnin për arsyen që e çoi këngëtaren drejt prerjes ekstreme të flokëve dhe meqë ishin kaq kureshtarë, ka një përgjigje.

Halsey i kthehet ndryshimit drastik të flokëve: 'Më mori

“Nuk ka asnjë arsye specifike! Kisha kaq shumë kohë që i kisha rritur dhe i thashë vetes që nuk do t’i prisja më të paktën derisa t’i shihja të gjata e të shëndetshme. Pastaj, kur i pashë të gjata e të shëndetshme thash ok, këto janë të lezetshme, por mua më ka marrë malli për veten tullace. Prandaj e bëra!”- shpjegon ajo në Twitter.

Halsey i kthehet ndryshimit drastik të flokëve: 'Më mori

Kjo s’është hera e parë që Halsey vendos të bëjë modelin që i shkon kaq shumë! Edhe në 2015-ën, këngëtarja është shfaqur pa flokë dhe dukej njësoj e bukur sa sot. Për të, është shumë e rëndësishme ta bëjë këtë herë pas here.

Halsey i kthehet ndryshimit drastik të flokëve: 'Më mori

“Flokët kanë qenë gjithmonë një tregues i madh i çështjeve raciste në jetën time. Eshtë një nga simbolet që tregon për sfidat e mundimshme të grave me ngjyrë. Të rruaja kokën ishte shumë e rëndësishme për mua sepse kisha nevojë t’i provoja vetes që mund ta doja njësoj edhe pasi ta kisha bërë këtë.”

S’ka asnjë dyshim që Halsey e shijon në maksimum të qënin tullace!

Burimi: Cosmopolitan