Sigurisht që ju duhen, mbase dhe 2 palë kur është tepër ftohtë, por kur ka diell dhe temperaturat janë në favorin tonë, mund t’i shmangni.
Trendi i ri që do të shihni më shpesh edhe në vazhdim, janë fundet apo pantallonat e shkurtra kombinuar me stilin më të famshëm të çizmeve: chunky!
Një fund i shkurtër (me geta ose jo), një golf, një palë çizme të tilla dhe sigurisht xhaketë/pallto.
Çimzet e gjata dhe me platformë jo vetëm do t’jua bëjnë veshjen të duket super stil, por do t’ju ngrohin duke zëvendësuar kështu pantallonat.
Përfundimi? Mos shpenzoni para për gjëra që s’do t’ju duhen këtë dimër. Investoni në këto çizme dhe nxirrni gjithë fundet që keni!