1 VIT PAS NDARJES/ Ribashkohet çifti i njohur i showbizit shqiptar (FOTOT) – AlpeGossip
1 VIT PAS NDARJES/ Ribashkohet çifti i njohur i showbizit shqiptar (FOTOT)

1 VIT PAS NDARJES/ Ribashkohet çifti i njohur i showbizit shqiptar (FOTOT)

Një vit më parë, çifti shumë i komentuar i showbizit shqiptar, Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi i dhanë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare. Pak më vonë ndarjen e tyre e konfirmoi edhe Heidi, e cila në një status në rrjete sociale shkruante se ata nuk arritën ta ruajnë harmoninë dhe përkushtimin për njëri-tjetrin, duke përfunduar në vendimin e ndarjes.

“Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhë afërsisht katërvjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme. Nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë”, shkroi asokohe Heidi.

Mirëpo çifti duket se së fundmi kanë vendosur ta rindezin romancën mes tyre. Burime për “Prive” kanë konfirmuar se Heidi dhe Robin janë ribashkuar, duke i dhënë një tjetër shans njëri-tjetrit.