“DHURATA MË E BUKUR PËR TU…”/ Luana Vjollca surprizohet në zyrën e punës – AlpeGossip
“DHURATA MË E BUKUR PËR TU…”/ Luana Vjollca surprizohet në zyrën e punës

“DHURATA MË E BUKUR PËR TU…”/ Luana Vjollca surprizohet në zyrën e punës

I keni parasysh ditët e ngarkuara, plot punë dhe aktivitet që vështirë se mund të gjesh kohë për pak momente relaks? Eh, kjo është pak a shumë përditshmëria e Luana Vjollcës.

Tashmë e dimë se kur flitet për Luanën, gjithmonë në mendje na vjen fjala ‘workaholic’. Kjo, pasi moderatorja i dedikohet 24/7 punës në studion televizive, por edhe atë muzikore, duke u siguruar që fansave tu dhurojë më të mirën. Ditën e djeshme, Luana ka marrë një surprizë që ia ka ndryshuar ditën krejtësisht. Një kompozim me lule plot ngjyra mbi tryezën e punës – ka qenë ky momenti i relaksit për moderatoren. “Pas kaq shumë orëve pune, kjo ishte dhurata më e bukur për tu shplodhur paksa”, ka shkruar Luana.

Ajo nua e ka zbuluar se kush ia ka rezervuar dhuratën, por me rëndësi është që gjestin Luana e ka vlerësuar pafund. E sa për dashuri, moderatores nuk i mungon në asnjë moment, sidomos nga adhuresit e saj. /News31