E INFEKTUAR ME COVID-19 DHE NË IZOLIM/ Lei Kraja vazhdon punën e transmetimit live nga divani i shtëpisë – AlpeGossip
E INFEKTUAR ME COVID-19 DHE NË IZOLIM/ Lei Kraja vazhdon punën e transmetimit live nga divani i shtëpisë

E INFEKTUAR ME COVID-19 DHE NË IZOLIM/ Lei Kraja vazhdon punën e transmetimit live nga divani i shtëpisë

Pak minuta më parë, moderatorja sportive e ‘Digitalb’ Lei Kraja zbuloi me atë disa videove në llogarinë e saj se është infektuar me ‘Covid-19’. Lei dukej në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë për shkak të virusit, këndi i ri i prezantimit është zhvendosur në shtëpinë e saj.

Moderatorja ka treguar se do të vazhdojë ta drejtojë programin e përditshëm ‘Sport Time’ nga shtëpia, teksa të ftuarit do të gjenden në studio. Kjo duhet të ketë qenë zgjidhja më efikase për Lein, e cila pavarësisht gjendjes shëndetësore, ka zgjedhur të mos dorëzohet.
Kraja nuk ka ndarë detaje të tjera se ku u infektua, apo si ndihet tanimë, por këto presim t’i zbulojë në orët në vazhdim pasi pyetjet e ndjekësve nuk do të mungojnë.