Siç tashmë dihet, Sara Hoxha dhe Ledri Vula do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Sara është në pritje të një vajze dhe këto janë ditët e fundit të shtatzënisë.
Së fundmi, ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory. Një ndër to e ka pyetur se si ia ka dhënë Ledrit lajmin e shtatzënisë. Bukuroshja ka treguar se në ato momente ndodhej në Gjermani dhe ia ka thënë me video-call.
Ajo ka publikuar një foto ku shihet e emocionuar duke komunikuar me Ledrin.
“Jo ashtu siç kam menduar gjithmonë që do të ndodhte. Isha në Gjermani kur e kam marrë vesh dhe më duhej të ja tregoja ndërmjet telefonit me kamera”, ka shkruar Sara.