ERDHËN FESTAT/ Gaz Paja dhe Ira Istrefi na tregojnë me këtë FOTO atmosferën e bukur të krijuar në shtëpinë e tyre – AlpeGossip
ERDHËN FESTAT/ Gaz Paja dhe Ira Istrefi na tregojnë me këtë FOTO atmosferën e bukur të krijuar në shtëpinë e tyre

ERDHËN FESTAT/ Gaz Paja dhe Ira Istrefi na tregojnë me këtë FOTO atmosferën e bukur të krijuar në shtëpinë e tyre

Festat kanë trokitur edhe në shtëpinë e çiftit të njohur të showbiz-it, aktorit Gaz Paja dhe partneres së tij Ira Seferi.

Dyshja ka vendosur pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, për t’i dhënë më shumë ngrohtësi ambientit të tyre.

Vetë Ira ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory ambientin e bukur të shtëpisë, ku mbizotëron ngjyra e bardhë dhe ngjyra e floririt.

Pema e tyre është dekoruar me detaje super të këndshme, mes tyre edhe një sferë e varur me emrin e të birit, Dard.

Dyshja e njohur jetojnë së bashku që pas martesës së tyre, të cilën e organizuan 1 vit më parë. Ira dhe Gazi janë edhe prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emin Dard.