I LA VENDIN BINJAKES SË SAJ NË “LOVE STORY”/ Reagon Albana pas largimit: Unë fjalën që dhashë e zbatova… (VIDEO) – AlpeGossip
I LA VENDIN BINJAKES SË SAJ NË “LOVE STORY”/ Reagon Albana pas largimit: Unë fjalën që dhashë e zbatova… (VIDEO)

I LA VENDIN BINJAKES SË SAJ NË “LOVE STORY”/ Reagon Albana pas largimit: Unë fjalën që dhashë e zbatova… (VIDEO)

Bëri goxha bujë pjesëmarrja e dy motrave binjake, Silvana dhe Albana në “Love story”, ku sipas formulës së emisionit, duhet që të luftojnë për të njëjtin mashkull. Fillimisht u vu re se Saimir po afrohej shumë me të dyja, por hapin e madh e bëri pasi puthi Silvanën, që ishte njëkohësisht puthja e tij e parë në emision.

Ata patën një takim romantik në vilën e beqarit dhe kanë folur pak për udhëtimet, që u pëlqejnë të dyve, por shumicën e kohës dyshja e ka kaluar mes përqafimeve, çokollatave, verës dhe puthjeve, duke u munduar edhe t’u shmangen kamerave të produksionit.

Pas kësaj i menjëhershëm ka qenë reagimi i Albanës, e cila ka vendosur të largohet nga emisioni. Në fakt, Albana dhe Silvana kishin deklaruar që prej fillimit që kur njëra prej tyre të kishte më shumë afrimitet me Saimirin, tjetra do të tërhiqej. Pasi pa klipin e takimit të së motrës, Albana shprehu fjalët më të mira për të dy dhe vendosi të largohet nga programi.

“Siç e kemi shprehur që në fillim, unë do jem koherente. Ne e kemi thënë që në momentin që do shohim një afrimitet, tjetra do tërhiqet. Unë e kam parë këtë te motra. Unë shpresoj ta lë në duar të sigurta dhe të përfundojnë bashkë”, -është shprehur Albana.

Së fundmi, ajo ka folur për “Daily Love Story”, ku deklaroi se e mbajti fjalën e dhënë.

“Më në fund më hoqët qafe. Mua ma ka treguar Silvana që në momentin që e ka bërë takimin. Isha e vetëdijshme. Vendimi është marrë që në momentin që është bërë takimi. Por doja ta thoja live, sepse ishte e drejtë ta thonim live. Unë fjalën që dhashë e zbatova”,- tha ajo.

Ndërkohë, Silvana ka komentuar puthjen e saj me Saimirin, duke theksuar se nuk ishte thjesht diçka fizike.

“Ishte shumë bukur. Shumë mirë. Ndjesi shumë të mira. Nuk është se ne dhamë puthjen dhe u dashuruam me njëri-tjetrin. Unë do shoh se si do sillet ai në vazhdim dhe do bëj ato llogaritë e mia. Nuk ishte vetëm puthje fizike. Ishte afrimitet tjetër, kishte biseda, shumë ngrohtësi”,- u shpreh ajo.