“JE XHELOZE PËR PUTHJEN E SAIMIRT ME SILVANËN?” Vivien: Ndodh kur ke… (VIDEO) – AlpeGossip
“JE XHELOZE PËR PUTHJEN E SAIMIRT ME SILVANËN?” Vivien: Ndodh kur ke… (VIDEO)

“JE XHELOZE PËR PUTHJEN E SAIMIRT ME SILVANËN?” Vivien: Ndodh kur ke… (VIDEO)

Java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, solli emocione të shumta dhe surpriza, teksa tre konkurrente të reja u bënë pjesë e garës dhe tre të tjera u larguan.

Dy të eliminuarat ishin Kejda dhe Drita, ndërkohë që Albana vendosi të largohej me dëshirë pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe motrës së saj binjake, Silvanës.

Ndërkohë, Vivien ka folur për takimet e Saimirit me Enxhëllin dhe Silvanën, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin.

Takimi me Enxhëllin ishte pak i stisur sepse ajo vendosi që të largohej dhe për këtë arsye Saimiri shkoi ta takonte. Unë po të isha në vend të Saimirit do bëja të njëjtën gjë.

Për takimin me Silvanën, ishte më në fund një takim. Ishte një takim i vërtetë. Kishte momente romantike, kishte momente që ata kishin folur. Kanë kaluar kohë goxha bashkë.

Ishin dy takime shumë të ndryshme megjithëse kishin atë romanticitetin e vet. Në takimin me Enxhëllin ishte edhe një farë suporti nga ana e Saimirit. Kurse me Silvanën ata patën atë momentin romantik që e presim ne të gjitha gocat, mund të ndodhi prap javës tjetër nuk i dihet”, është shprehur Vivien.

E pyetur nëse bëhet xheloze kur Saimiri puthet me vajzat e tjera, 27-vjeçarja ka thënë se kjo është një gjë normale kur ke pëlqim për dikë.

“Normalisht. Xhelozia ndodh kur ke një farë pëlqimi ndaj tjetrit. Megjithatë, ne që kur kemi ardhur këtu kemi qenë të përgatitura që këto gjëra do ndodhin. Kështu që duhet të jemi më gjakftohtë, për veten tonë më shumë”, ka theksuar ajo.