“E SHOH ME QEJF…”/ Arbana Osmani tregon me këtë VIDEO programin e saj televiziv më të preferuar: Nga të paktat hapësira… – AlpeGossip
“E SHOH ME QEJF…”/ Arbana Osmani tregon me këtë VIDEO programin e saj televiziv më të preferuar: Nga të paktat hapësira…

“E SHOH ME QEJF…”/ Arbana Osmani tregon me këtë VIDEO programin e saj televiziv më të preferuar: Nga të paktat hapësira…

Televizioni në vendin tonë lindi dhe mori hov shumë më vonë se në vendet e tjera, sidomos ato perëndimore. E kur këto të fundit e kanë zëvendësuar televizionin me platformat e reja digjitale, në vendin tonë ai ende nuk ka arritur nivelin e duhur.

Gjithnjë e më shumë kjo media tradicionale po merr kritika lidhur me përmbajtjen dhe mungesën e filterit që duhet të ketë në transmetimet e saj, por duket se këto kritika kanë rënë në vesh të shurdhër në çdo rast.

Rezerva duket të ketë edhe Arbana Osmani, sidomos mbi programet e showbizit, për të cilat mendon se janë “vulgare”.

Megjithatë, moderatorja ka emisionin e saj të preferuar që na e ka treguar sot. Nëpërmjet një videoje të shpërndarë në Instastory, Arbana shkruan se “N’fermë” është një nga të paktat hapësira jovulgare të showbizit në televizionet shqiptare që e sheh me qejf sa herë ka mundësi.

Bravo @ervinkurti për këtë rubrikë kaq simpatike, nga të paktat hapësira jovulgare të showbizit në tv tona. E shoh me qejf sa herë e rastis!- ka shkruar Arbana.

 

“N’fermë” është një nga rubrikat më të bukura të “E diell” që ka ardhur si risi sezonin e ri televiziv që nisi në shtator.

Në këtë reality show personazhet e famshëm “shndërrohen” për 12 orë në fermerë, duke iu ardhur në ndihmë fermerëve në fshatra të ndryshme të Shqipërisë, por nuk mungon as spektakli mes humorit, valleve, këngëve e të pathënave.