Jemi në dimër dhe gardëroba jonë u ndryshua plotësisht madje dhe atletet apo sandalet i zëvëndësuam me çizma dhe kambalet të cilat janë shumë të përshtatshme për këtë stinë.
Shumë prej vajzave të showbizzit shqiptar po mundohen që së fundmi të ndjekin trendet e momentit dhe ndonjëherë bëjnë dhe “xing” me veshjet e tyre, njësoj si në këtë rast të sjellë nga alpegossip.al.
Trendit të këpucëve i janë shtuar kambalet pak të larta dhe me një “xhep si kuletë” anash tyre, këto lloj i kami parë tek shumë vajza VIP-e të cilat nuk e kanë pasur aspak problem dhe pse i kanë njësoj me njëra-tjetrën.
Këto janë kambalet e markës “Prada” të cilat kushtojnë jo pak por 1,470 $.
Alpegossip.al ju sjell fotot e vajzave të showbizzit shqiptar të cilat kanë veshur kambalet e “Pradës” të cilat dhe ju do dëshironi që t’i keni.