“MË THUAJ NJË DËSHIRË”/ Lot dhe emocione, Fjoralba Ponari së shpejti në ekran me emisionin më të ri që do drejtojë – AlpeGossip
“MË THUAJ NJË DËSHIRË”/ Lot dhe emocione, Fjoralba Ponari së shpejti në ekran me emisionin më të ri që do drejtojë

“MË THUAJ NJË DËSHIRË”/ Lot dhe emocione, Fjoralba Ponari së shpejti në ekran me emisionin më të ri që do drejtojë

Fjoralba Ponari na tregoi pak javë më parë se do vijë me një program të ri, që ka në qendër fëmijët dhe realizimin e dëshirave të tyre.

“Më thuaj një dëshirë” titullohet emisioni i cili, me sa kuptuam nga videoja e publikuar prej Fjoralbës në rrjetet sociale, do dhurojë shumë emocione të forta. Padyshim, pjesë e tij do jenë edhe të rriturit që do surprizohen gjithashtu.

Kliko linkun

https://www.instagram.com/p/CJOD-mLgPM3/?utm_source=ig_web_copy_link

Moderatorja pas publikimit të promos ka zbuluar disa detaje të veçanta për emisionin. Ajo ka treguar se transmetimi i tij do të nisë në janar 2021 dhe na ka siguruar se të gjithë do të derdhim lot nga emocionet. Fjoralba është shprehur se dhe vetë e ka përjetuar shumë këtë emision gjatë xhirimeve dhe se ka kuptuar disa të vërteta të hidhura.

Më në fund, Fjoralba ka zbuluar edhe datën e fillimit të emisionit dhe është më afër nga sa na tha në fillimi. Nëpërmjet një spoti të shpërndarë në rrjetet sociale ajo ka treguar se emisioni fillon të shtunën e 2 janarit, e do na shoqërojë çdo fundjavë për të na dhuruar pafund emocione.

Disa ditë më parë, bukuroshja bjonde ishte e ftuar në “Wake Up” ku ka folur gjerë e gjatë rreth këtij projekti. Ajo tha se programi ka në fokus të rriturit, ndonëse fëmijët po përdoren si “instrument”, duke theksuar se më në fund në televizionet shqiptare po vjen një emision shumë emocionues dhe që shkon drejt vlerave shpirtërore.

Që të sqarojmë diçka. Programi ka një target gjithpërfshirës.Fëmijët janë instrumenti i këtij programi, por në fokus ka të rriturit. Programi ka një kusht: Dëshirat që fëmijët shprehin nuk mund të jenë për vetë ata dhe këtu automatikisht largohemi nga gjërat e tyre dhe shkojnë afër gjërave shpirtërore. Keq më vjen ta them, por në këtë kohë në televizion është prezent masivisht fallciteti dhe gjërat e stisura. Do ngeleni me gojë hapur kur ta shihni këtë emision.